Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 11 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 11 nga 120 • Shqip


يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اذْكُرُوا نِعْمَتَ اللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ هَمَّ قَوْمٌ أَنْ يَبْسُطُوا إِلَيْكُمْ أَيْدِيَهُمْ فَكَفَّ أَيْدِيَهُمْ عَنْكُمْ ۖ وَاتَّقُوا اللَّهَ ۚ وَعَلَى اللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ الْمُؤْمِنُونَ 11
Përkthim:
O besimtarë! – kujtonie dhuntinë e Perëndisë, të cilën ua dhuroi atë ditë kur një grup njerëzish deshën t’u dëmtojnë juve me duart e tyre prej jush. Druajuni Perëndisë! Dhe le të mbështetën vetëm te Perëndia besimtarët! El-Maide 5:11
Tefsiri:

O ju që keni besuar! Kujtojeni mirësinë e Allahut ndaj jush, kur një popull tentoi të zgjaste duart kundër jush, por

(Allahu)

i sprapsi duart e tyre prej jush! -

Allahu i Madhëruar u kujton adhuruesve të Tij besimtarë mirësitë e mëdha me të cilat i ka begatuar dhe i nxit ata që t’i kujtojnë shpesh ato, me zemër dhe me gojë. Ashtu sikurse fitorja mbi armiqtë është një mirësi e dhuruar prej Zotit, ashtu edhe mbrojtja nga qafirët dhe kthimi i kurtheve kundër tyre duhet parë si mirësi prej Tij. Armiqtë e Zotit planifikojnë vazhdimisht sulme dhe kurthe kundër besimtarëve dhe përpiqen shumë që t’ia arrijnë qëllimit, prandaj nëse ata nuk ia arrijnë dot qëllimit, kjo është një mirësi nga Allahu i Madhërueshëm, mirësi që na kërkon të jemi mirënjohës. Ai e meriton që të adhurohet, të falënderohet dhe ta lavdërosh vazhdimisht për këto mirësi. Këtu bëhet fjalë për çdo rrezik që u kanoset besimtarëve, nga qafirët, munafikët apo agresorët e çdo lloji. Pra, sa herë ke shpëtuar nga një e keqe, kjo është një mirësi prej Allahu, për të cilën Ai duhet falënderuar e kujtuar. Më pas, Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët për diçka, nëpërmjet së cilës do të mbrohen kundër jobesimtarëve dhe çdo lloj armiku tjetër. Ai i mëson ata si të arrijnë fitoren dhe suksesin në çdo punë dhe çështje:

Frikësojuni Allahut dhe vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët! -

Këto janë dy këshilla:

1 Devotshmëri ndaj Allahut, duke plotësuar urdhëresat dhe duke iu larguar harameve, në shenjë madhërimi dhe dashurie për Të.

2 Mbështetje e plotë tek Allahu i Madhëruar. Vetëm tek Allahu i Lartësuar duhet të mbështeten dhe kërkojnë ndihmë besimtarët, për arritjen e çdo të mire të fesë, të besimit apo të dynjasë. Ata duhet të mbështeten totalisht tek Ai, duke u distancuar nga fuqitë e tyre. Njëkohësisht, ata duhet të kenë besim të plotë dhe të patundur tek Allahu i Lartësuar për arritjen e gjithçkaje që e duan dhe e synojnë. Mbështetja e robit te Zoti është në varësi të imanit të tij. Ajo është një nga punët e domosdoshme të zemrës, është detyrë e besimtarit dhe tregues i besimit të tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Maide • Ajet 10 E ardhshme El-Maide • Ajet 12