Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 112 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 112 nga 120 • Shqip


إِذْ قَالَ الْحَوَارِيُّونَ يَا عِيسَى ابْنَ مَرْيَمَ هَلْ يَسْتَطِيعُ رَبُّكَ أَنْ يُنَزِّلَ عَلَيْنَا مَائِدَةً مِنَ السَّمَاءِ ۖ قَالَ اتَّقُوا اللَّهَ إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ 112
Përkthim:
E, kur apostujt thanë: “O Isa, i biri i Merjemës, a mundet Zot’i yt të na zbresë një sofër prej qielli?” Ai tha: “Druani Perëndinë, nëse jeni besimtarë!” El-Maide 5:112
Tefsiri:

Kujto kur dishepujt thanë: “O Isa, biri i Merjemes! A mundet Zoti yt të na zbresë një sofër nga qielli?” -

Dishepujt kërkuan një tryezë me ushqim. Në fakt, kjo kërkesë nuk u bë për shkak të ndonjë dyshimi rreth fuqisë të Allahut të Madhëruar, sepse ajo u bë me tepër edukatë. Por duke qenë se kërkesa, në njëfarë kuptimi, binte ndesh me nënshtrimin e plotë ndaj Zotit, Isai i këshilloi dishepujt e tij:

Ai u tha: “Kijeni frikë Allahun, nëse jeni besimtarë!” -

Besimi në zemër e bën njeriun të ruajë gjithmonë bindjen e devotshmërinë ndaj Allahut, pa qenë nevoja të kërkojë shenja dhe mrekulli, pas të cilave nuk e di çfarë do të ndodhë. Por dishepujt e qetësuan Isain, duke i thënë se nuk kishin patur atë qëllim, por një qëllim tjetër, që ishte i mirë. Ata e kishin bërë kërkesën, sepse kishin nevojë të hanin:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Maide • Ajet 111 E ardhshme El-Maide • Ajet 113