Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 114 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 114 nga 120 • Shqip


قَالَ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ اللَّهُمَّ رَبَّنَا أَنْزِلْ عَلَيْنَا مَائِدَةً مِنَ السَّمَاءِ تَكُونُ لَنَا عِيدًا لِأَوَّلِنَا وَآخِرِنَا وَآيَةً مِنْكَ ۖ وَارْزُقْنَا وَأَنْتَ خَيْرُ الرَّازِقِينَ 114
Përkthim:
Isai, i bir’i Merjemës tha: “O Perëndi, o Zoti ynë! Zbritna neve një sofër nga qielli, që të na jetë festë për bashkëkohanikët dhe pasardhësit tonë; dhe të jetë mrekulli prej Teje dhe furnizona, se Ti je më i miri furnizues”. El-Maide 5:114
Tefsiri:

Isai, biri i Merjemes, tha: “O Allah! O Zoti ynë! Zbritna nga qielli një sofër,... -

Zbritja e kësaj tryeze do të kryhej gjatë ndonjë feste, që të gjithë njerëzit ta shihnin. Ajo do të ishte një mrekulli e dukshme për të gjithë, e paharrueshme edhe pas kalimit të viteve. Edhe festat e muslimanëve apo sezonet e veçanta të adhurimit, Allahu i Madhëruar i ka bërë si mënyra për të rikujtuar traditën e profetëve. Ato janë bërë, gjithashtu, për të kujtuar mirësitë dhe begatitë e shumta të Allahut mbi ta. Më tej, Isai (a.s)tha:

...që të jetë festë për ne dhe për ata pas nesh dhe të jetë Shenjë prej Teje! Na dhuro, sepse Ti je Furnizuesi më i mirë! -

Kështu, Isai (a.s)e kërkoi atë mrekulli, për dy arsye: që ajo të ishte e dobishme për fenë dhe besimin, si një mrekulli që do të forconte imanin dhe do të shtonte përkushtimin ndaj Zotit dhe, së dyti, që të ishte e dobishme për dynjanë e tyre, pra, si furnizim për ta, për t’u ushqyer.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Maide • Ajet 113 E ardhshme El-Maide • Ajet 115