tha: “O Zoti im! Unë nuk kam fuqi mbi asnjë tjetër veçse mbi veten dhe vëllanë tim....” -
Kuptimi: Unë nuk kam ndihmës për të luftuar këta dhe as mundem që t’i detyroj të luftojnë. Pastaj u lut dhe tha:Prandaj, na veço ne prej këtij populli të pabindur! -
Gjyko, o Zot, me drejtësinë dhe urtësinë Tënde, mes nesh dhe popullit të prishur! Zbrit mbi ta ndëshkimin, që e përcakton urtësia Jote. Kjo tregon se fjalët dhe veprat e tyre ishin gjynahe të mëdha, që meritonin ndëshkim. Në përgjigje të lutjes së Musait a.s, Allahu i Lartësuar tha: