Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 34 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 34 nga 120 • Shqip


إِلَّا الَّذِينَ تَابُوا مِنْ قَبْلِ أَنْ تَقْدِرُوا عَلَيْهِمْ ۖ فَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ 34
Përkthim:
përveç atyre që pendohen pa i zënë ju. Dinie se Perëndia është falës dhe mëshirues. El-Maide 5:34
Tefsiri:

Përveç atyre që pendohen para se t’i kapni. Dijeni se Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -

Kuptimi: Nëse banditët pendohen para se të kapen nga autoritetet, atëherë ata nuk ndëshkohen në lidhje me hakun e Zotit, e po kështu edhe në lidhje me hakun e njerëzve, nëse kanë qenë qafirë gjatë kohës së krimit dhe kanë pranuar Islamin para se t’i kapin. Pra, këta nuk vriten, nuk u priten duar e këmbë e nuk internohen. Por nëse banditi ka qenë musliman, atëherë haku i njerëzve nuk rrëzohet, pra, ai do të ndëshkohet për vrasjen dhe grabitjen e pasurive. Ajeti tregon se, nëse banditi pendohet pasi e kanë kapur, atëherë ky pendim nuk e rrëzon ndëshkimin e tij në çdo lloj rasti. Urtësia është shumë e qartë në këto gjykime. Nëse pendimi para kapjes së banditit bën dobi në rastin e krimit të luftës kundër Allahut dhe Profetit, atëherë kur bëhet fjalë për vepra të tjera poshtë tyre, pa dyshim që pendimi duhet të ndikojë më shumë në gjykim.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Maide • Ajet 33 E ardhshme El-Maide • Ajet 35