Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 59 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 59 nga 120 • Shqip


قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ هَلْ تَنْقِمُونَ مِنَّا إِلَّا أَنْ آمَنَّا بِاللَّهِ وَمَا أُنْزِلَ إِلَيْنَا وَمَا أُنْزِلَ مِنْ قَبْلُ وَأَنَّ أَكْثَرَكُمْ فَاسِقُونَ 59
Përkthim:
Thuaj: “O ithtarët e Librit! – a mos na urreni neve për shkak se besojmë në Perëndinë dhe atë që na ëshë shpallur, dhe atë që është shpallur më parë, e shumica prej jush jeni mëkatarë?” El-Maide 5:59
Tefsiri:

Thuaju: “O ithtarë të Librit! A na kundërshtoni dhe na urreni vetëm pse besuam në Allahun, në Shpalljen që na zbriti neve dhe në ato

(shpallje)

që kanë zbritur më parë? Me të vërtetë, shumica prej jush janë të pabindur.” -

Kuptimi: Vallë, a po na urreni dhe po e konsideroni si mangësi tonën faktin që ne besojmë në Allahun, në shpalljet e Tij të shkuara dhe në atë të fundit, që besojmë në të gjithë profetët e tij të shkuar dhe Profetin e fundit?! Apo na urreni ngaqë ne besojmë se ai që nuk ka besimin tonë konsiderohet qafir, shkelës i kufijve të Zotit, i prishur dhe i shkatërruar?! Si mund ta konsideroni si mangësi atë që është detyra më e rëndësishme nga të gjitha detyrat, që rëndon mbi çdo të përgjegjshëm ligjërisht?! Shumica juaj janë të shthurur, shkelës të kufijve të Zotit të Madhëruar, të zhytur kokë e këmbë në gjynahe. Për këtë arsye, është më mirë për ju që të heshtni. A nuk ju mjafton që po ngarkoni vetveten me gjynahe dhe mosbindje ndaj Zotit, por dëshironi të zhyteni edhe më keq, duke urryer fenë që duhet ta doni dhe ta jetoni: Islamin?! Të konsideruarit e fesë së vërtetë si mangësi dhe turp tregon se ata e shihnin besimin e vërtetë si një të keqe dhe kotësi. Atëherë, Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit (a.s)dhe i thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Maide • Ajet 58 E ardhshme El-Maide • Ajet 60