O ju që keni besuar! Kur të përgatiteni për të falur namaz, lani fytyrën dhe duart
(e krahët)deri te bërrylat, fërkoni kokën dhe
(lajini)këmbët deri te nyjet! Nëse jeni xhunubë, atëherë, lani të gjithë trupin! Në qoftë se jeni të sëmurë ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gruan, dhe nuk gjeni ujë, atëherë merrni tejemum me dhè të pastër e, me të, fërkoni fytyrën dhe duart! Allahu nuk dëshiron t’ju sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë, ta plotësojë mirësinë e Tij ndaj jush dhe që ju të bëheni mirënjohës. -Ky është një ajet madhështor dhe përmbledh shumë dispozita. Le të përmendim disa prej tyre, me ndihmën dhe lehtësimin e Allahut të Lartësuar.