Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 65 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 65 nga 120 • Shqip


وَلَوْ أَنَّ أَهْلَ الْكِتَابِ آمَنُوا وَاتَّقَوْا لَكَفَّرْنَا عَنْهُمْ سَيِّئَاتِهِمْ وَلَأَدْخَلْنَاهُمْ جَنَّاتِ النَّعِيمِ 65
Përkthim:
E, sikur ithtarët e Librit të besonin dhe të ruhen nga mohimi, Ne do t’ua mbulonim atyre veprat e këqija dhe do t’i shpienim në kopshtet e kënaqësisë. El-Maide 5:65
Tefsiri:

Sikur ithtarët e Librit të besonin dhe të ruheshin, Ne do t’ua shlyenim gjynahet dhe do t’i fusnim në kopshtet e mirësisë. -

Kjo është bujaria dhe mirësia e madhe e Allahut të Lartësuar. Edhe pse më sipër Ai tregon besimin, fjalët dhe veprat e tyre të shëmtuara, përsëri i fton në pendim. Nëse ata e besojnë Allahun, melekët e Tij, të gjithë profetët e Tij, të gjitha shpalljet e Tij e ruhen nga gjynahet, Allahu i Madhëruar premton se do t’ua falë gjynahet e mbulojë të këqijat, edhe sikur të jenë sa të jenë, pastaj do t’i fusë në Xhenetin e mirësive, ku do të kenë çfarë u dëshiron shpirti dhe syri.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Maide • Ajet 64 E ardhshme El-Maide • Ajet 66