Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 71 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 71 nga 120 • Shqip


وَحَسِبُوا أَلَّا تَكُونَ فِتْنَةٌ فَعَمُوا وَصَمُّوا ثُمَّ تَابَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ ثُمَّ عَمُوا وَصَمُّوا كَثِيرٌ مِنْهُمْ ۚ وَاللَّهُ بَصِيرٌ بِمَا يَعْمَلُونَ 71
Përkthim:
Ata menduan se nuk do t’i gjejë kurrfarë dënimi, andaj ngelën të verbër dhe të shurdhët (nuk e panë drejtësinë). Pastaj, Perëndia ua pranoi pendimin tyre, e përsëri, u verbuan dhe u shurdhuan shumë nga ata; e Perëndia sheh mirë atë që punojnë ata. El-Maide 5:71
Tefsiri:

Ata pandehnin se nuk do të mbanin asnjë përgjegjësi për këtë; prandaj ata u verbuan e u shurdhuan. -

Të mjerët mendonin se poshtërsitë e tyre, mohimi dhe padrejtësia ndaj profetëve nuk do t’u shkaktonte ndonjë problem dhe nuk do të ndëshkoheshin. Kështu, ata vazhduan të zhyteshin thellë e më thellë në humbjen dhe në gjynahet e tyre, duke u verbuar e shurdhuar ndaj së vërtetës. Megjithatë, kur ata u penduan, i Madhëruari nuk ua humbi shpresat. Ai thotë:

Pastaj Allahu ua pranoi pendimin. -

Pra, pasi u penduan, Ai përsëri ua pranoi pendimin. Porta e pendimit ishte e hapur, por shumë shpejt shumica e tyre iu kthyen poshtërsive dhe shfrenimit. I Lartësuari na njofton për këtë kur thotë:

por, më pas, shumë prej tyre mbetën të verbër e të shurdhër. -

Pra, shumë prej tyre iu kthyen verbërisë dhe shurdhimit ndaj fakteve. Ata u zhytën sërish në krime dhe mosbindje. Vetëm një pakicë vazhdoi në rrugën e pendimit dhe të besimit të pastër ndaj Zotit. Por të pabindurit harruan diçka shumë të rëndësishme. Ata harruan që:

Allahu sheh gjithçka që ata bëjnë. -

Do të vijë dita kur Allahu do të shpërblejë gjithësecilin sipas punës së tij. Nëse ke vepruar mirë e me sinqeritet për Zotin, sipas porosive të Tij dhe të Profetit të Tij, do të shpërblehesh me të mira. Por nëse i ke shpërfillur porositë e Zotit dhe ke mohuar Profetin e Tij, duke bërë punë të këqija, do të përballesh me drejtësinë e të Plotpushtetshmit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Maide • Ajet 70 E ardhshme El-Maide • Ajet 72