Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 74 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 74 nga 120 • Shqip


أَفَلَا يَتُوبُونَ إِلَى اللَّهِ وَيَسْتَغْفِرُونَهُ ۚ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ 74
Përkthim:
E, përse ata nuk pendohen, (të kthehen te Perëndia) e të kërkojnë ndjesë nga Ai? Se, Perëndia, është falës dhe mëshirues. El-Maide 5:74
Tefsiri:

Përse nuk pendohen tek Allahu dhe t’i kërkojnë falje Atij, kur dihet mirë se Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë? -

Ata ftohen të kthehen të penduar në besimin e drejtë, duke e pranuar Allahun si të vetmin që meriton adhurimin dhe se Isai (a.s)ishte rob, krijesë dhe adhurues i Allahut, është thjesht Profeti i Tij. Ata ftohen të pendohen nga besimi i kotë që pasonin më parë dhe t’i kërkojnë falje Allahut për ato fjalë të turpshme dhe të padrejta. Nëse e bëjnë këtë, pra, nëse pendohen, ta dinë se Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. Ai i fal dhe i mbulon gjynahet e të penduarve, edhe sikur të kenë mbushur edhe kupën e qiellit. Ai i mëshiron të penduarit, duke ua pranuar pendimin dhe duke ua shndërruar veprat e këqija në vepra të mira. Shihni me kujdes se me çfarë fjalësh ua bën Allahu ftesën: me fjalët më të zgjedhura, që tregojnë dashuri, butësi e mëshirë. Ai nuk u thotë “Pendohuni!”, por u thotë: “ A nuk po pendohen...?” Bëni dallimin! Në vijim, Allahu i Madhëruar përshkruan natyrën e vërtetë të Isait (a.s)dhe nënës së tij, ashtu si ishin në të vërtetë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Maide • Ajet 73 E ardhshme El-Maide • Ajet 75