Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 87 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 87 nga 120 • Shqip


يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تُحَرِّمُوا طَيِّبَاتِ مَا أَحَلَّ اللَّهُ لَكُمْ وَلَا تَعْتَدُوا ۚ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ الْمُعْتَدِينَ 87
Përkthim:
O besimtarë! Mos ia ndaloni vetes gjërat e bukura, të cilat Perëndia ua ka lejuar dhe mos kaloni kufirin. Se, Perëndia, nuk i don ata që e kapërcejnë kufirin (e urdhërave të Perëndisë). El-Maide 5:87
Tefsiri:

O ju që keni besuar! Mos i bëni haram të mirat që Allahu i lejoi për ju... -

Domethënë, të mirat prej ushqimeve dhe pijeve. Falënderojeni Allahun dhe jini mirënjohës Atij për këto të mira. Kurrë mos ia ktheni ato me mosmirënjohje dhe shpërfillje. Gjithashtu, mos i bëni të ndaluara ato që Zoti i lejoi për ju. Në të kundërt, do të bëni njëherësh disa të këqija: do të thoni të pavërteta rreth Allahut, do të mohoni mirësitë e Tij e do të konsideroni haram ato që Allahu i lejoi dhe i bëri të pastra për ju. Këto janë vepra të këqija dhe të dënueshme. Allahu i Madhëruar ka ndaluar nga veprat e këqija dhe ka thënë:

...dhe mos i kaloni kufijtë, se Allahu nuk i do ata që i kalojnë kufijtë. -

Allahu i urren ata dhe ka për t’i ndëshkuar për gjynahet dhe padrejtësitë e tyre. Pastaj Allahu i Madhëruar urdhëron që të mos veprojnë si idhujtarët, të cilët bëjnë haram atë që Ai e ka bërë të lejuar:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Maide • Ajet 86 E ardhshme El-Maide • Ajet 88