Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Kaf — Ajet 21 (Shqip) — Video

Kaf • Ajet 21 nga 45 • Shqip


وَجَاءَتْ كُلُّ نَفْسٍ مَعَهَا سَائِقٌ وَشَهِيدٌ 21
Përkthim:
dhe çdonjëri do të vijë, e me të ka grahës dhe dëshmitar. Kaf 50:21
Tefsiri:

Çdo njeri do të vijë bashkë me shoqëruesin dhe dëshmitarin vet. -

Çdo njeri, atë ditë, do të shoqërohet nga dy melekë. Njëri është meleku që e përcjell drejt vendqëndrimit të Ditës së Kijametit, prandaj askush nuk mund të shmanget e të mos shkojë në këtë vendqëndrim të frikshëm. Meleku tjetër është dëshmitari, i cili i ka ruajtur me besnikëri të gjitha veprat e robit dhe do të dëshmojë me vërtetësi. Atë ditë dalin në pah veprat e mira dhe të këqija, që tregon për drejtësinë dhe përkujdesjen e madhe të Allahut të Lartësuar për krijesat. Ai ua ruan të gjitha veprat e tyre dhe do t’i shpërblejë me drejtësi dhe bamirësi për to. Ky është një fakt që njerëzit duhet ta kujtojnë vazhdimisht, por shumica e tyre rrinë neglizhentë dhe të papërgatitur, siç thotë i Lartësuari më pas:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Kaf • Ajet 20 E ardhshme Kaf • Ajet 22