Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Kaf — Ajet 26 (Shqip) — Video

Kaf • Ajet 26 nga 45 • Shqip


الَّذِي جَعَلَ مَعَ اللَّهِ إِلَٰهًا آخَرَ فَأَلْقِيَاهُ فِي الْعَذَابِ الشَّدِيدِ 26
Përkthim:
i cili, pos Perëndisë, beson në zot tjetër – andaj hidhe atë në dënimin më të rëndë!” Kaf 50:26
Tefsiri:

Atë që, krahas Allahut, adhuronte zota të tjerë, hidheni në ndëshkimin më të rëndë! -

Dy melekëve shoqërues u jepet urdhri: Hidheni të përbuzur në ndëshkimin më të madh, më të shëmtuar dhe më të frikshëm atë person që, krahas Allahut të Vetëm dhe të Lartësuar, adhuronte idhuj, të cilët nuk ishin të aftë të bënin keq apo mirë, as për veten e tyre e as për të tjerët, idhuj që nuk mund të merrnin dhe as të jepnin jetë!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Kaf • Ajet 25 E ardhshme Kaf • Ajet 27