Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Kaf — Ajet 28 (Shqip) — Video

Kaf • Ajet 28 nga 45 • Shqip


قَالَ لَا تَخْتَصِمُوا لَدَيَّ وَقَدْ قَدَّمْتُ إِلَيْكُمْ بِالْوَعِيدِ 28
Përkthim:
Atyre (Perëndia) do t’ju thotë: “Mos u grindni para Meje, Unë ju kam lajmëruar premtimin (dënimin), Kaf 50:28
Tefsiri:

Mos u grindni para Meje, se Unë ju kam paralajmëruar me kohë. –

Kuptimi: Nuk ka asnjë dobi nga kjo polemikë e dëshpëruar para Meje, sepse ju jeni paralajmëruar me kohë, para se të meritonit këtë dënim. Profetët e Mi erdhën tek ju me shenja e mrekulli të qarta, me arsyetime dhe argumentime bindëse e të pakundërshtueshme. Askush nuk mund të justifikohet tani para Meje, sepse çdo gjë e tillë tani është e pavlefshme. Tashmë për ju flasin vetëm veprat tuaja, për të cilat duhet të jepet shpërblimi i merituar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Kaf • Ajet 27 E ardhshme Kaf • Ajet 29