Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Kaf — Ajet 30 (Shqip) — Video

Kaf • Ajet 30 nga 45 • Shqip


يَوْمَ نَقُولُ لِجَهَنَّمَ هَلِ امْتَلَأْتِ وَتَقُولُ هَلْ مِنْ مَزِيدٍ 30
Përkthim:
Në Ditën kur do ta pyesin xhehennemin: “A u mbushe?” e ai, përgjigjet: “A ka edhe më?” Kaf 50:30
Tefsiri:
Allahu i Lartësuar i frikëson robërit e Tij, duke thënë:

Atë ditë, Ne do t’i themi Xhehenemit: “A u mbushe?” -

Aq të shumtë do të jenë ata që do të tërhiqen zvarrë deri në Xhehenem, saqë Xhehenemit do t’i thuhet: “A u mbushe?” E si përgjigjet Xhehenemi?

Ndërsa ai do të thotë: “A ka edhe më?” -

Xhehenemi do të kërkojë shtesë, që të përpijë me zemëratë sa më shumë jobesimtarë dhe të pabindur ndaj Zotit. Ai vlon nga urrejtja për ata që meritojnë dënimin e të Drejtit dhe të Madhëruarit. Allahu i Madhëruar ka paralajmëruar se do ta mbushë Xhehenemin plot, siç thotë në një ajet tjetër: “Sikur të kishim dashur, çdokujt do t’i kishim dhënë udhëzimin (e plotë), por fjala ime do të vërtetohet: “Do ta mbush Xhehenemin me xhinde e njerëz së bashku.” [Sexhde 13]. Xhehene-mi do të vazhdojë të kërkojë shtesë, derisa Zoti i krenarisë dhe madhështisë të vendosë mbi të këmbën e Tij, e cila nuk i përngjan asgjëje dhe asgjë nuk i përngjan asaj. Atëherë, Xhehenemi do të digjet brenda për brenda vetes dhe do të thotë: “Mjaf! Mjaf! U mbusha! U plotësova!””
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Kaf • Ajet 29 E ardhshme Kaf • Ajet 31