Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Kaf — Ajet 32 (Shqip) — Video

Kaf • Ajet 32 nga 45 • Shqip


هَٰذَا مَا تُوعَدُونَ لِكُلِّ أَوَّابٍ حَفِيظٍ 32
Përkthim:
Kjo ju është premtuar, çdokujt që është penduar dhe ruajtur (nga kalimi i kufirit), Kaf 50:32
Tefsiri:

Ky është premtimi për çdo të penduar

(nga gjynahet)

që ka pëmbushur

(besni-kërisht)

detyrimet, ... -

Kuptimi: Xheneti, që po e shihni tashmë kaq pranë, me bukuritë që i pëlqen shpirti e syri, është ai që Zoti premtoi për besimtarët që kanë patur disa cilësi. Së pari, ata janë penduar te Zoti i tyre në të gjitha kohët dhe gjendjet, duke i shprehur Atij dashurinë e madhe për Të, që kalon çdo lloj dashurie. Ata e kanë shprehur pendimin e tyre duke e kujtuar Allahun me adhurime që e kënaqnin Atë, duke iu lutur Atij, të mbushur me drojë e madhërim për Ngadhënjimtarin e Plotfuqishëm dhe me shpresë të madhe për faljen dhe shpërblimin e Bujarit të Gjithëmëshir-shëm. Ata kanë qenë gjithmonë të kuj-desshëm në ruajtjen e kufijve të Zotit. Ata i kanë plotësuar porositë e Tij me sinqeri-tet dhe në formën më të plotë të mund-shme. Këta besimtarë kanë patur edhe el hashjetu ose drojë, siç thotë i Lartësuari:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Kaf • Ajet 31 E ardhshme Kaf • Ajet 33