Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Kaf — Ajet 35 (Shqip) — Video

Kaf • Ajet 35 nga 45 • Shqip


لَهُمْ مَا يَشَاءُونَ فِيهَا وَلَدَيْنَا مَزِيدٌ 35
Përkthim:
Në të do të kenë çka të duan – e prej Nesh edhe më shumë. Kaf 50:35
Tefsiri:

Atje kanë çfarë të dëshirojnë, por prej Nesh ka edhe më shumë. -

Të devotshmit do të kenë atje çfarë të dëshirojnë, madje edhe më shumë se kaq. Ata do të kënaqen me mirësitë që Mëshiruesi u ka premtuar, mirësi që as syri nuk i ka parë, as veshi nuk i ka dëgjuar dhe as zemra nuk i ka ëndërruar. Madje, do të kenë edhe më shumë se kaq. Atje do të shohin fytyrën e Allahut Bujar dhe të Lartësuar dhe do të lumturo-hen duke dëgjuar fjalën e Tij. Ata do të kënaqen përjetësisht me praninë e Krijuesit të gjithësisë. E lusim Allahun e Lartësuar të na bëjë prej tyre!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Kaf • Ajet 34 E ardhshme Kaf • Ajet 36