Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Kaf — Ajet 4 (Shqip) — Video

Kaf • Ajet 4 nga 45 • Shqip


قَدْ عَلِمْنَا مَا تَنْقُصُ الْأَرْضُ مِنْهُمْ ۖ وَعِنْدَنَا كِتَابٌ حَفِيظٌ 4
Përkthim:
Na dimë çka do t’ua mungojë toka atyre (pasi të vdesin), te Ne është Libri që i ruan të gjitha. Kaf 50:4
Tefsiri:

Ne dimë se ç’ha toka prej tyre. -

Allahu i Lartësuar i di në imtësi edhe se çfarë ha toka prej trupave të njerëzve, gjatë qëndrimit të tyre në varre. Çdo gjë është shkruar me përpikmëri në Leuhi Mahfudh, në librin e Tij të ruajtur nga ndryshimet apo nga mangësitë.

Te Ne është Libri që ruan gjithçka. -

Atje është shkruar gjithçka që do të ndodhë me njerëzit, gjatë jetës dhe pas vdekjes. Kështu, Allahu i Lartësuar argumenton për vërtetësinë e ringjalljes, duke na kujtuar dijen e Tij absolute mbi gjithçka.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Kaf • Ajet 3 E ardhshme Kaf • Ajet 5