Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Kaf — Ajet 40 (Shqip) — Video

Kaf • Ajet 40 nga 45 • Shqip


وَمِنَ اللَّيْلِ فَسَبِّحْهُ وَأَدْبَارَ السُّجُودِ 40
Përkthim:
dhe madhëroje Atë në një pjesë të natës dhe pas kryerjes së namazit. Kaf 50:40
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Kaf 50:39
Por ti ji i durueshëm ndaj fjalëve të tyre dhe madhëroje Zotin tënd në agim dhe në muzg! Edhe në një pjesë të natës madhëroje Atë, ashtu si edhe pas namazeve! -

Ji i durueshëm ndaj fyerje-ve që të bëjnë, si dhe ndaj mohimit të fesë që solle prej Zotit tënd! Përqendrohu në adhurime dhe tesbih për Zotin tënd, në fillim të ditës dhe në fund të saj. Po kështu vepro edhe gjatë natës dhe në përfundim të çdo namazi. Pa dyshim, kujtimi dhe angazhimi me adhurimin e Allahut e ngushëllon dhe i sjell qetësi shpirtit. Adhurimet e lehtësojnë dhe forcojnë durimin.
Shko te videoja e plotë e sures