Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Kaf — Ajet 44 (Shqip) — Video

Kaf • Ajet 44 nga 45 • Shqip


يَوْمَ تَشَقَّقُ الْأَرْضُ عَنْهُمْ سِرَاعًا ۚ ذَٰلِكَ حَشْرٌ عَلَيْنَا يَسِيرٌ 44
Përkthim:
E, në Ditën kur toka do të çahet e të dalin ata me nxitim; kjo është ringjallja, për Ne (kjo) është lehtë. Kaf 50:44
Tefsiri:

Ditën kur toka të çahet e ata të nguten për të dalë ... -

Të vdekurit do të dalin me nxitim nga varret e tyre, për të shkuar në vendin ku do të gjykohen. Ai që i krijoi dhe ua dha jetën, Ai ua solli edhe vdekjen, dhe në ditën e caktuar do t’i tubojë para Tij, për llogarinë dhe shpërblimin me drejtësi. Allahu është i Plotpushtetshmi për gjithçka.

... tubimi do të jetë i lehtë për Ne. -

Kjo është diçka e thjeshtë për të Plotfuqishmin dhe nuk e lodh aspak Atë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Kaf • Ajet 43 E ardhshme Kaf • Ajet 45