Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Kaf — Ajet 9 (Shqip) — Video

Kaf • Ajet 9 nga 45 • Shqip


وَنَزَّلْنَا مِنَ السَّمَاءِ مَاءً مُبَارَكًا فَأَنْبَتْنَا بِهِ جَنَّاتٍ وَحَبَّ الْحَصِيدِ 9
Përkthim:
Ne nga qielli lëshojmë ujin (shiun) e bekuar dhe bëjmë që me të, të ujiten kopshtijet dhe drithërat që korren. Kaf 50:9
Tefsiri:

Ne e lëshojmë nga qielli shiun e bekuar dhe me të bëjmë të mundur që të mbijnë e të lulëzojnë kopshte e të korra, ... -

Pa ujin e begatshëm që Zoti e zbret nga qielli, nuk ka mundësi të jetojë asnjë gjallesë në tokë. Nëpërmjet tij, i Mëshirshmi i jep jetë gjithçkaje. Kështu lulëzojnë kopshtet, vreshtat, agrumet plot hijeshi dhe aromë, shegët, mollët e çdo frut i shijshëm dhe i këndshëm. Me të rriten edhe të lashtat, si gruri, elbi, orizi etj.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Kaf • Ajet 8 E ardhshme Kaf • Ajet 10