Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Edh-Dhariyat — Ajet 18 (Shqip) — Video

Edh-Dhariyat • Ajet 18 nga 60 • Shqip


وَبِالْأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ 18
Përkthim:
po dhe në agim kërkonin falje, Edh-Dhariyat 51:18
Tefsiri:

... ndërsa në agim, ata kërkonin falje. -

Pra, në es’har, në çastet pak para hyrjes së kohës së sabahut, ata i kërkojnë falje Zotit të tyre. Ata e zgjasin namazin e natës deri pranë kësaj kohe, pastaj ulen dhe i kërkojnë falje Zotit, ashtu siç kërkon falje i ngarkuari me faj. Kërkimi i faljes në këtë kohë ka një rëndësi të jashtëzakon-shme dhe është shumë i veçantë. Kjo është cilësi e besimtarëve të sinqertë, siç i përshkruan Allahu i Madhëruar kur thotë: “Të tillë janë ata që thonë: “Zoti ynë, ne kemi besuar me sinqeritet. Na i fal gjynahet tona dhe na ruaj prej ndëshkimit të Zjarrit!” Dhe ata që janë të durueshëm, të drejtë, të devotshëm e dorëdhënës, dhe ata që në kohën e agimit kërkojnë falje.” [Al Imran 16, 17].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Edh-Dhariyat • Ajet 17 E ardhshme Edh-Dhariyat • Ajet 19