Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Edh-Dhariyat — Ajet 29 (Shqip) — Video

Edh-Dhariyat • Ajet 29 nga 60 • Shqip


فَأَقْبَلَتِ امْرَأَتُهُ فِي صَرَّةٍ فَصَكَّتْ وَجْهَهَا وَقَالَتْ عَجُوزٌ عَقِيمٌ 29
Përkthim:
Dhe, u duk gruaja e tij, duke thërritur dhe duke e rrahur fytyrën, e tha: “Vallë, unë plaka, sterile (a mund) të lind?! Edh-Dhariyat 51:29
Tefsiri:

E shoqja klithi dhe, duke i rënë fytyrës së vet, tha: “Unë jam e moshuar, që nuk mund të lind!” -

Kur gruaja e Ibrahimit (a.s.) dëgjoi sihariqin, klithi nga gëzimi duke goditur fytyrën me dorë. Ky është një veprim i natyrshëm i grave, kur gëzohen shumë. Ato shpesh thonë fjalë, klithin e bëjnë veprime jo të zakonta. Aty për aty, ajo tha: “Unë jam e vjetër në moshë dhe shterpë. Si të lindë fëmijë një grua si unë, që është shterpë dhe në një moshë kur nuk mund të bëjë fëmijë?!” Ajo përmendi dy shkaqe, që e bëjnë të pamundur lindjen e fëmijës. Ndërsa në suren Hud, Allahu i Lartësuar na tregon se ajo tha edhe një shkak tjetër: “... burri im është plak ...”.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Edh-Dhariyat • Ajet 28 E ardhshme Edh-Dhariyat • Ajet 30