Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Edh-Dhariyat — Ajet 39 (Shqip) — Video

Edh-Dhariyat • Ajet 39 nga 60 • Shqip


فَتَوَلَّىٰ بِرُكْنِهِ وَقَالَ سَاحِرٌ أَوْ مَجْنُونٌ 39
Përkthim:
e u shmang (Faraoni), duke u mbështetur në pushtetin e vet, dhe tha: “(Ai është) magjistar ose i çmendur!” Edh-Dhariyat 51:39
Tefsiri:
Edhe Musanë, Ne e dërguam te Faraoni me fakte të qarta. Por ai, me parinë e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: “Është magjistar ose i çmendur.”. Prandaj Ne e ndëshkuam atë dhe ushtrinë e tij, duke e hedhur në det të poshtëruar. -

Janë të shumta shenjat dhe mrekullitë që Zoti solli me Musain (a.s.), sidomos kur e dërgoi te Faraoni dhe paria e tij. Në këtë ngjarje ka prova të shumta për ata që i frikësohen ndëshkimit të dhemb-shëm të Zotit, ndërsa arrogantët i shohin me mospërfillje ato. Kështu veproi Faraoni me Musain dhe mrekullitë që ai solli. Ai e konsideroi Musain si një magjistar dhe mashtrues, madje e konsideroi si të çmendur. Sipas tij, ishin vetëm dy mundësi se si mund të shihej Musai: ose si magjistar, dhe mrekullitë e tij ishin thjesht mashtrime, ose si i çmendur, dhe gjithçka që thoshte nuk duhej marrë në konsideratë. Ai veproi në këtë mënyrë, edhe pse e dinte shumë mirë se Musai ishte i sinqertë në prete-ndimin e tij, sikurse thotë i Lartësuari: “Ata e mohuan padrejtësisht Musain, edhe pse ishin të sigurt në veten e tyre për vërtetësinë e tij”. Po pse e bënin këtë? Vetëm prej mendjemadhësisë së tyre. Në një ajet tjetër tregohet se Musai (a.s.) i tha Faraonit: “Ti e di shumë mirë se këto mrekulli i solli veçse Zoti i qiejve dhe i Tokës, si prova për njerëzit”. Kështu, Faraoni dhe paria e tij e mohuan Musain dhe i shpërfillën porositë e Zotit të sjella prej tij. Për këtë arsye, Zoti e ndëshkoi në momentet kur ai ishte ende arrogant dhe mohues. Ai e ndëshkoi siç di të ndëshkojë Ngadhënjimtari i Plotfuqishëm.
Shko te videoja e plotë e sures