Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Edh-Dhariyat — Ajet 53 (Shqip) — Video

Edh-Dhariyat • Ajet 53 nga 60 • Shqip


أَتَوَاصَوْا بِهِ ۚ بَلْ هُمْ قَوْمٌ طَاغُونَ 53
Përkthim:
Vallë, a mos ia kanë rekomanduar këtë njëri-tjetrit? Jo, por ata janë popull rebel, Edh-Dhariyat 51:53
Tefsiri:

A mos kishin mësuar njëri-tjetrin kështu? Jo, por ata ishin njerëz që kalonin kufijtë. -

Ata ngjajnë në zemrat e tyre, sepse i kanë të mbushura me kufër dhe poshtërsi, prandaj i kanë të ngjashme edhe fjalët e veprat e tyre, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Ata që nuk dinë, thonë: “Përse Allahu nuk flet me ne, ose përse nuk na sjell ndonjë shenjë?!” Po kështu thoshin edhe ata që ishin para tyre. Të ngjashme janë fjalët e tyre. Të ngjashme janë edhe zemrat e tyre. Ne i sqaruam argumentet për një popull që është i sigurt (në besimin në Zotin).” [Bekare 118]. Nga ana tjetër, të gjithë besimtarët, duke qenë se zemrat e tyre i nënshtrohen të vërtetës pasi e kërkojnë atë, i besojnë menjëherë profetët e Zotit, i respektojnë e i nderojnë ata, iu binden dhe iu nënshtro-hen porosive të sjella nga ata prej Zotit të gjithësisë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Edh-Dhariyat • Ajet 52 E ardhshme Edh-Dhariyat • Ajet 54