Me të vërtetë, për ata që kanë bërë zullum, kanë pjesë (të dënimit), të ngjashëm pjesës së shokëve të tyre që kanë qenë si ata, e le të mos e nxitojnë atë (dënimin), Edh-Dhariyat 51:59 ⧉
Tefsiri:
Sigurisht, ata që bëjnë padrejtësi meritojnë të njëjtin lloj dënimi si sivëlle-zërit e tyre. Prandaj të mos e kërkojnë shpejtimin e tij! -Ata që mohojnë Muhamedin (a.s.) dhe mesazhin e tij do të kenë ndëshkim si popujt e tjerë të ngjashëm, që mohuan të dërguarit e tjerë të Zotit. Ata të mos nguten, sepse Allahu i Lartësuar ka vendosur një rregull të pandryshueshëm: çdo mohues, i cili vazh-don të mos pendohet dhe të mos bindet, patjetër që do të ndëshkohet, edhe nëse mund të vonohet ky ndëshkim për njëfarë kohe. Më pas, i Lartësuari i kër-cënon të tillë njerëz me Ditën e Gjykimit: