Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Edh-Dhariyat — Ajet 9 (Shqip) — Video

Edh-Dhariyat • Ajet 9 nga 60 • Shqip


يُؤْفَكُ عَنْهُ مَنْ أُفِكَ 9
Përkthim:
prej tij (Pejgamberit ose Kur’anit) është shmangur ai që ka qenë i shmangur (edhe më parë). Edh-Dhariyat 51:9
Tefsiri:

Nga ai

(Kur'ani)

largohen ata që shpërfillin të Vërtetën. -

Prej tij largohen ata që shpërfillin imanin, duke e penguar zemrën që të ndriçohet nga argumentet e pamohueshme të Zotit. Qëndrimet e tyre kontradiktore rreth Muhamedit (a.s.) dëshmojnë për pasaktësinë e tyre, përkundër të vërtetës që solli Muhamedi (a.s.), e cila është në harmoni të plotë me vetveten. Fjalët dhe udhëzimet e tij sqarojnë e vërtetojnë njëra-tjetrën. Kjo tregon për vërtetësinë e tyre dhe për faktin se ato janë shpallje e Allahut të Lartësuar, sikurse thotë i Lartësuari: “A nuk meditojnë ata rreth Kur'anit? Sikur të ishte prej dikujt tjetër e jo prej Allahut, do të kishin gjetur në të shumë kundërthënie.” [Nisa 82].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Edh-Dhariyat • Ajet 8 E ardhshme Edh-Dhariyat • Ajet 10