Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Tur — Ajet 12 (Shqip) — Video

Et-Tur • Ajet 12 nga 49 • Shqip


الَّذِينَ هُمْ فِي خَوْضٍ يَلْعَبُونَ 12
Përkthim:
që, të zhytur në gënjeshtra, argëtoheshin! Et-Tur 52:12
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Et-Tur 52:11

Ajo ditë është mjerim i madh për mohuesit, të cilët, të zhytur në gënjeshtra, argëtohen! -

Ajo ditë është “uejl” për mohuesit. Fjala “uejl” e përdo-rur në ajet shënon çdo lloj ndëshkimi, trishtimi, vuajtjeje, ankthi e frike. Po cili është shkaku që ata meritojnë këtë ndëshkim?! Ata janë tërësisht të angazhuar me gjëra të pavlefshme. Studi-met e tyre janë tërësisht të përqendruara në njohjen e gjërave të dëmshme, të cilat të çojnë në mospranimin e të vërtetës. Ata të bëjnë që të besosh dhe pranosh të kotën. Kjo është dituria e tyre. Ndërsa veprat e tyre bëhen vetëm nga injoran-tët, mendjelehtët dhe të shfrenuarit në dëfrime e lojëra. E tillë është gjendja e njohurive dhe veprave të këtyre mjeranëve, ndryshe nga dijet dhe veprat e besimtarëve, që e pranojnë të vërtetën e Zotit dhe jetojnë me të. Dituria e këtyre të fundit është e dobishme për dynjanë dhe ahiretin. Veprat e tyre mbështeten te kjo dije e dobishme dhe kryhen me sinqeritet për të kënaqur Krijuesin.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Tur • Ajet 11 E ardhshme Et-Tur • Ajet 13