Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Tur — Ajet 23 (Shqip) — Video

Et-Tur • Ajet 23 nga 49 • Shqip


يَتَنَازَعُونَ فِيهَا كَأْسًا لَا لَغْوٌ فِيهَا وَلَا تَأْثِيمٌ 23
Përkthim:
në të (xhennet) ia zgjasin njëri-tjetrit gotat e mbushura, aty nuk do të ketë biseda të kota, as mëkate, - Et-Tur 52:23
Tefsiri:

Atje do t’ia kalojnë njëri-tjetrit kupat e mbushura... -

Mes këtyre mirësive, ata do të shkëmbejnë me njëri-tjetrin gota me pije të shijshme, nektar etj. Ato u shërbehen me ibrikë nga djelmosha të përjetshëm, mes kopshteve të bukura. Në Xhenet, sikurse thotë Allahu i Lartësuar:

...nuk do të ketë fjalë të kota e as gjynahe. -

Atje nuk ka fjalë të kota, të padobishme apo, aq më shumë, të dëmshme, që t’i ngarkojnë me gjynahe dhe të sjellin ndëshkime. Por nëse të tilla fjalë nuk ekzistojnë në Xhenet, atëherë atje ka tjetër lloj fjalësh. Ato janë fjalë të ëmbla, të buta e qetësuese, që gëzojnë zemrën dhe lumturojnë shpirtin. Banorët e Xhenetit i drejtohen njëri-tjetrit me fjalët më të mira, me ngrohtësi e dashuri. Gjithashtu, ajo që do të dëgjojnë prej Zotit do t’i lumturojë më shumë, sepse Ai është i kënaqur prej tyre, prandaj u shpreh dashurinë e Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Tur • Ajet 22 E ardhshme Et-Tur • Ajet 24