A mos vallë, ata u krijuan prej asgjëje, apo ata vetë janë krijues?! -
Ky është një arsyetim, para së cilit atyre nuk u mbetet veçse t’i nënshtrohen të vërtetës dhe ta pranojnë atë, ose, në të kundërt, do t’u duhet të kundërshtojnë logjikën e shëndoshë dhe besimin e drejtë. Ata e mohojnë njësimin e Zotit, profetët e Zotit dhe shpalljet e Tij. Kjo do të thotë që ata e mohojnë faktin se është Allahu Ai që i ka krijuar. Megjithatë, qoftë nga ana logjike, ashtu edhe nga ana fetare, për pyetjen e shtruar ekzistojnë vetëm tri mundësi përgjigjeje: