Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Tur — Ajet 4 (Shqip) — Video

Et-Tur • Ajet 4 nga 49 • Shqip


وَالْبَيْتِ الْمَعْمُورِ 4
Përkthim:
dhe Tempullin plot haxhinj, Et-Tur 52:4
Tefsiri:

Betohem për Shtëpinë plot vizitorë! -

Këtu bëhet fjalë për Shtëpinë e Shenjtë që gjendet sipër qiellit të shtatë. Ajo gjithmonë është e mbushur me melekë të nderuar. Çdo ditë në këtë shtëpi hyjnë shtatëdhjetë mijë melekë, të cilët adhurojnë Zotin e tyre dhe të cilëve nuk u bie më radha të kthehen në të, deri në Ditën e Gjykimit. Por në ajet mund të bëhet fjalë edhe për Shtëpinë e Zotit në tokë, Qaben, e cila është e mbushur përplot me adhurues të Zotit, që bëjnë tavaf, falen e kujtojnë Zotin në çdo kohë, duke kryer haxhin dhe umren. Po kështu është betuar Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër, duke thënë: “Betohem për fikun dhe ullirin. Dhe për Turi Sinain dhe për këtë Qytet të sigurt (Meken).” [Tin 1-3]. E meriton kjo faltore madhështore që Zoti të betohet në të. Ajo është destinacioni i haxhit, që është një nga shtyllat e Islamit. Ajo është faltorja e ndërtuar nga Ibrahimi dhe Ismaili, që Zoti e ka bërë vend qetësie dhe sigurie.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Tur • Ajet 3 E ardhshme Et-Tur • Ajet 5