Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Tur — Ajet 42 (Shqip) — Video

Et-Tur • Ajet 42 nga 49 • Shqip


أَمْ يُرِيدُونَ كَيْدًا ۖ فَالَّذِينَ كَفَرُوا هُمُ الْمَكِيدُونَ 42
Përkthim:
Apo dëshirojnë ngatërresë, e vetëm mohuesit do të jenë të ngatërruar? Et-Tur 52:42
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Et-Tur 52:41
A mos njohin ata fshehtësitë, që të mund t’i shkruajnë?! A mos po kurdisin kurthe kundër teje? Le ta dinë atëherë, se në kurth do të bien vetëm ata që nuk besojnë. -

Kurthet që ata ngrejnë rëndojnë veç mbi kurrizin e tyre, sepse nuk dëmtojnë njeri tjetër. Dhe, vërtet, i Madhëruari e çoi në vend këtë premtim ndaj të Dërguarit të Tij, prandaj vetëm Allahut i takon falënderimi dhe lavdia për këtë. Edhe pse qafirët nuk lanë asnjë mjet dhe rrugë për të luftuar dhe shfarosur Profetin dhe fenë e tij, Allahu i Madhëruar e ndihmoi të zgjedhurin e vet, duke bërë që feja e tij të triumfojë mbi të gjithë armiqtë.
Shko te videoja e plotë e sures