Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nexhm — Ajet 11 (Shqip) — Video

En-Nexhm • Ajet 11 nga 62 • Shqip


مَا كَذَبَ الْفُؤَادُ مَا رَأَىٰ 11
Përkthim:
Zemra e tij nuk e përgënjeshtroi atë që e pa, En-Nexhm 53:11
Tefsiri:

Zemra nuk e kundërshtoi atë që ai pa. -

Zemra, dëgjimi, shikimi dhe e gjithë qenia e Muhamedit (a.s.) u përqendrua për të marrë Shpalljen nga Zoti i Lartësuar. Ky është argument që tregon se sa e përkryer ishte mënyra me të cilën Profeti (a.s.) mori Shpalljen nga Allahu i Madhëruar. Ai e mori Shpalljen në mënyrë shumë të sigurt, që nuk lejonte asnjë dyshim apo luhatje. Zemra e tij nuk e mohoi atë që i panë sytë. Asnjë pasiguri nuk zuri vend në zemrën e tij. Ka shumë mundësi që këtu të bëhet fjalë për shenjat e mëdha që Muhamedi (a.s.) pa Natën e Israsë, dhe ky është shpjegimi më i saktë i ajetit. Disa të tjerë janë të mendimit se këtu bëhet fjalë për shikimin e Zotit të Lartësuar nga ana e Profetit (a.s.) dhe dëgjimin e fjalëve që Zoti i drejtoi atij Natën e Israsë. Ky është qëndrimi i shumë dijetarëve, - Allahu i mëshiroftë, - të cilët pohojnë se Profeti (a.s.) e pa Zotin e tij në dynja. Sidoqoftë, mendimi më i saktë është se Profeti (a.s.) pa disa shenja të mëdha të Zotit të Lartësuar, por edhe Xhibrilin (a.s.), sikurse kuptohet nga konteksti. Profeti (a.s.) e ka parë Xhibrilin (a.s.) në formën e tij reale dy herë: një herë në kupën e qiellit të dynjasë, në kohën e shpalljes, dhe herën e dytë mbi qiellin e shtatë, Natën e Israsë, siç thotë i Lartësuari:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nexhm • Ajet 10 E ardhshme En-Nexhm • Ajet 12