Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nexhm — Ajet 23 (Shqip) — Video

En-Nexhm • Ajet 23 nga 62 • Shqip


إِنْ هِيَ إِلَّا أَسْمَاءٌ سَمَّيْتُمُوهَا أَنْتُمْ وَآبَاؤُكُمْ مَا أَنْزَلَ اللَّهُ بِهَا مِنْ سُلْطَانٍ ۚ إِنْ يَتَّبِعُونَ إِلَّا الظَّنَّ وَمَا تَهْوَى الْأَنْفُسُ ۖ وَلَقَدْ جَاءَهُمْ مِنْ رَبِّهِمُ الْهُدَىٰ 23
Përkthim:
Ata (idhujt) janë vetëm emra që ua keni ngjitur ju dhe të parët tuaj, e Perëndia nuk ju ka dërguar për ta – kurrfarë argumenti. Ata ndjekin vetëm dyshimin dhe atë që janë të prirur; e, me të vërtetë, atyre u ka ardhur prej Zotit të tyre udhëzimi në rrugën e drejtë. En-Nexhm 53:23
Tefsiri:
Ata (idhujt)nuk janë gjë tjetër, vetëm se emra, që ju dhe prindërit tuaj i caktuat. Allahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Por ata ndjekin vetëm hamendësimet dhe dëshirat e veta,... -

Çdo besim që nuk argumentohet dhe vërtetohet nga Allahu i Lartësuar është i pasaktë dhe i kotë, dhe si i tillë nuk mund të konsiderohet si besim i drejtë. Kështu ishte besimi i idhujtarëve. Ata nuk pasonin çështje të sigurta, të mbështetura në fakte e prova, por thjesht merreshin me hamendësime. Shtoji këtyre injorancën e thellë, dëshirat e prishura dhe prirjet e sëmura drejt shirkut, dhe humbja e tyre bëhej shumë më e thellë. Mos vallë mungonte udhëzimi i drejtë nga Zoti, dhe kështu ata ishin të justifikuar? Jo, kurrsesi. Allahu i Lartësuar thotë:

...megjithëse prej Zotit të tyre u ka ardhur udhëzimi i qartë. -

Atyre u erdhi nga Zoti i Lartësuar udhëzimi i qartë, i cili u tregonte rrugën e drejtë dhe i mësonte se si ta njësonin Zotin dhe si t’i trajtonin profetët e Tij. Ky udhëzim sqaron gjithçka që robërit kanë nevojë ta dinë. Allahu i Lartësuar e ka përforcuar atë me prova dhe argumente të forta, të cilat e bëjnë të detyrueshme për çdo njeri që të nënshtrohet dhe ta zbatojë këtë udhëzim. Pas fakteve të Zotit, askujt nuk i mbetet më justifikim nëse e lëshon rrugën e Tij. E si mund të krahasohet kjo fe madhështore, e faktuar dhe e argumentuar qartë nga Zoti i gjithësisë, me fenë e idhujtarëve, të ndërtuar mbi hamendësime të kota?! Nëse dikush vazhdon përsëri në të kotën, edhe pas këtyre sqarimeve, atëherë e pret ndëshkimi i përjetshëm. Këta të mjerë vazhdojnë të vetëmashtrohen me kotësinë që ndjekin, por Allahu i Lartësuar ua hedh poshtë ëndrrat e tyre, duke thënë:
Shko te videoja e plotë e sures