Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nexhm — Ajet 26 (Shqip) — Video

En-Nexhm • Ajet 26 nga 62 • Shqip


وَكَمْ مِنْ مَلَكٍ فِي السَّمَاوَاتِ لَا تُغْنِي شَفَاعَتُهُمْ شَيْئًا إِلَّا مِنْ بَعْدِ أَنْ يَأْذَنَ اللَّهُ لِمَنْ يَشَاءُ وَيَرْضَىٰ 26
Përkthim:
E, sa engjëj ka në qiej – ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën dobi asgjë, përveç pasi të japë leje Perëndia, për kë të dojë Ai dhe kush është i denjë për te. En-Nexhm 53:26
Tefsiri:
Sa melekë ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën asnjë dobi, vetëm nëse Allahu i jep leje atij që Ai dëshiron dhe është i kënaqur me të. -

Shumë njerëz adhurojnë melekët apo gjëra të tjera, duke pretenduar se ata do të ndërmjetësojnë tek Allahu i Lartësuar për shpëtimin e tyre në Ditën e Gjykimit. Por Allahu i Lartësuar ua hedh poshtë këtë pretendim dhe ua ndërpret këtë shpresë, duke thënë: Sa melekë ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën asnjë dobi...”. Pra, sa e sa melekë të afërt, të nderuar dhe të mëdhenj ka në qiell, të cilët janë të pafuqishëm t’u sjellin dobi atyre që u luten dhe që shpresojnë në ndërmjetësimin e tyre. Allahu i Lartësuar nuk ka lënë në dorën e krijesave asnjë mundësi për të sjellë dëm apo dobi. Edhe ndërmjetësimet e robërve për njëri-tjetrin, hapësirë të cilën Ai e ka lejuar, mund të hyjnë në punë veçse me dy kushte: së pari, Allahu i Lartësuar ta lejojë këtë ndërmjetësim dhe, së dyti, Allahu i Lartësuar të jetë i kënaqur me atë për të cilin do të ndërmjetësohet. Por dihet mirë se Allahu i Lartësuar nuk pranon asnjë vepër nëse nuk plotësohen dy kushte të saj:

1 ajo të kryhet me sinqeritet ndaj Allahut të Lartësuar dhe duke synuar kënaqësinë e Tij;

2 të kryhet në përputhje me porositë e Profetit të Tij. Për këto arsye, idhujtarët nuk mund të përfitojnë kurrë nga ndërmjetësimet. Ata e kanë privuar vetet nga mëshira e të Gjithëmëshirshmit.
Shko te videoja e plotë e sures