Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nexhm — Ajet 28 (Shqip) — Video

En-Nexhm • Ajet 28 nga 62 • Shqip


وَمَا لَهُمْ بِهِ مِنْ عِلْمٍ ۖ إِنْ يَتَّبِعُونَ إِلَّا الظَّنَّ ۖ وَإِنَّ الظَّنَّ لَا يُغْنِي مِنَ الْحَقِّ شَيْئًا 28
Përkthim:
e, për këtë, ata nuk kanë kurrfarë dijenie, ndjekin vetëm hamendjen (supozimin), e hamendja nuk sjell dobi asgjë për të vërtetën. En-Nexhm 53:28
Tefsiri:

Ata nuk kanë asnjë njohuri për këtë, por ndjekin veçse hamendësime dhe hamendësimi nuk mund ta zëvendësojë aspak të vërtetën. -

Mohuesit e Zotit dhe idhujtarët nuk kanë asnjë argument dhe fakt të sigurt për këto fjalë të shëmtuara që thonë. Ata thjesht hamendësojnë, dhe dihet që hamendësimet janë shumë larg të vërtetës. E vërteta duhet të mbështetet patjetër në dije të sigurt dhe fakte të qarta. Pa dyshim, burimi i vetëm i këtyre është Shpallja e Zotit të Lartësuar. Me hamendësimet e tyre, të devijuarit nuk synojnë që të gjejnë të vërtetën. Ata thjesht duan të plotësojnë dëshirat e tyre. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që të distancohet prej atyre:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nexhm • Ajet 27 E ardhshme En-Nexhm • Ajet 29