Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nexhm — Ajet 4 (Shqip) — Video

En-Nexhm • Ajet 4 nga 62 • Shqip


إِنْ هُوَ إِلَّا وَحْيٌ يُوحَىٰ 4
Përkthim:
Ajo (që flet ai) është vetëm Shpallja, që i ka ardhur atij, En-Nexhm 53:4
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i En-Nexhm 53:3

Ai nuk flet sipas dëshirës, por ato janë veçse shpallje, që i vijnë atij. -

Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo që thotë është Shpallje nga Zoti. Ai ndjek veçse Shpalljen hyjnore, e cila përmban udhëzimin e drejtë dhe siguron arritjen e devotshmërisë për ata që e zbatojnë. Ky ajet tregon se edhe Suneti i Profetit (a.s.), ashtu sikurse Kur'ani, është shpallje nga Zoti i Madhëruar, ashtu sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Po të mos ishte Mirësia e Allahut dhe Mëshira e Tij ndaj teje, një grup prej tyre do të kishin tentuar të të devijonin. Por ata nuk devijojnë asnjë, veç vetes së tyre, dhe nuk mund të të dëmtojnë ty aspak. Allahu të shpalli ty Librin dhe Urtësinë e të mësoi atë që nuk e dije. Mirësia e Allahut ndaj teje është shumë e madhe.” [Nisa

113 ] Ajeti, gjithashtu, tregon se Profeti (a.s.) ishte i ruajtur nga gabimet apo devijimet, kur bëhej fjalë për transmetimin e qartë të Shpalljes dhe Ligjit nga Allahu i Lartësuar, sepse në ajet thuhet se ai nuk fliste nga mendja e vet apo sipas dëshirës së tij, por ai ishte transmetues besnik dhe korrekt i Shpalljes së Zotit. Në vijim, Allahu i Lartësuar përmend mësuesin që ia mësoi Kur'anin Profetit (a.s.). Ai është Xhibrili (a.s.) më i miri, më i forti dhe më i përkryeri i melekëve. Allahu i Lartësuar thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nexhm • Ajet 3 E ardhshme En-Nexhm • Ajet 5