Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kamer — Ajet 15 (Shqip) — Video

El-Kamer • Ajet 15 nga 55 • Shqip


وَلَقَدْ تَرَكْنَاهَا آيَةً فَهَلْ مِنْ مُدَّكِرٍ 15
Përkthim:
Dhe, Ne atë e kemi lënë si dokument, e a ka kush që këshillohet (me të)? El-Kamer 54:15
Tefsiri:

Ne e lamë atë si shenjë, por a ka ndonjë që merr mësim? -

Allahu i Lartësuar e ka bërë historinë e Nuhut me popullin e tij si një shembull, që të përfitojnë ata që dinë të përfitojnë dhe ta kuptojnë mirë se, ata që nuk iu binden profetëve, Allahu i Lartësuar ka për t’i ndëshkuar ashpër. Por ka mundësi që përemri “atë” të nënkuptojë anijen, si mjet lundrimi. Pra, çdo anije le të shërbejë si kujtim për ngjarjen e popullit të Nuhut (a.s.) dhe për faktin se ishte Allahu i Lartësuar që ia mësoi Nuhut ndërtimin e saj. Ishte Allahu i Lartësuar që e la këtë aftësi ndër njerëz, që ata të përfitojnë prej saj dhe të mësojnë gjithashtu për mëshirën e Allahut të Lartësuar për krijesat, për kujdesin e Tij të madh për to, për pushtetin e Tij të plotë dhe krijimin e Tij perfekt. Këto janë shenja të lëna nga Allahu i Lartësuar, por a ka ndonjë që merr mësim prej tyre? Kjo është pyetja që shtrohet. Mesazhet e përcjella mes këtyre shenjave janë shumë të qarta dhe lehtësisht të kuptueshme, por duhet vetëm të meditosh rreth tyre me qëllimin e mirë për të nxjerrë mësime dhe për të gjetur udhëzim.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kamer • Ajet 14 E ardhshme El-Kamer • Ajet 16