Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kamer — Ajet 3 (Shqip) — Video

El-Kamer • Ajet 3 nga 55 • Shqip


وَكَذَّبُوا وَاتَّبَعُوا أَهْوَاءَهُمْ ۚ وَكُلُّ أَمْرٍ مُسْتَقِرٌّ 3
Përkthim:
Ata e përgënjeshtrojnë (të vërtetën) dhe pasojnë kënaqësitë e tyre, e çdo gjë, madje, është e caktuar. El-Kamer 54:3
Tefsiri:

Ata e mohojnë të vërtetën dhe ndjekin dëshirat e veta... -

Ky ajet i përngjan ajetit tjetër të Allahut të Lartësuar: “Thuaj: “Atëherë, nëse është e vërtetë ajo që pretendoni, silleni një libër prej Allahut që është udhëzues më i mirë se këta të dy (Teurati e Kur’ani), që t’i përmbahem edhe unë atij!” E nëse ata nuk të përgjigjen, atëherë dije se ata ndjekin vetëm epshet e veta. E kush është më i humbur se ai që ndjek epshin e vet pa asnjë argument prej Allahut? S’ka dyshim se Allahu nuk i udhëzon njerëzit keqbërës.” [Kasas 49, 50]. Nëse qëllimi i tyre do të ishte zbulimi dhe pasimi i udhëzimit të drejtë, ata pa dyshim do të kishin besuar dhe do të ishin bërë pasues të Muhamedit (a.s.). E si të mos ndodhte kështu, kur Allahu i Lartësuar i dhuroi atij shenja, mrekulli dhe fakte të prera, të cilat dëshmonin qartë për ligjin dhe fenë e drejtë?!

...por çdo çështje do të plotësohet në cakun e fundit! -

Çështjet nuk mbyllen tani. Ato do të vazhdojnë të plotësohen, derisa të mbërrijnë në cakun e fundit. Atëherë, ata që besojnë plotësisht do të lumturohen në Xhenetin e mirësisë, në faljen e Allahut dhe kënaqësinë e Tij. Ndërsa mohuesit do të vuajnë pafundësisht në zemërimin e Zotit dhe ndëshkimin e Tij. Ky është caku i fundit, kur do të plotësohet çdo çështje. Duke bërë të qartë se këta mohues nuk kishin qëllim të pasonin të vërtetën, por donin thjesht të ndiqnin dëshirat e tyre, Allahu i Lartësuar thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kamer • Ajet 2 E ardhshme El-Kamer • Ajet 4