Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kamer — Ajet 41 (Shqip) — Video

El-Kamer • Ajet 41 nga 55 • Shqip


وَلَقَدْ جَاءَ آلَ فِرْعَوْنَ النُّذُرُ 41
Përkthim:
Edhe njerëzve të Faraonit u patën ardhur paralajmërimet, El-Kamer 54:41
Tefsiri:
Edhe palës së Faraonit i patën ardhur paralajmërime. Ata i mohuan të gjitha argumentet Tona, prandaj Ne i dënuam ashtu siç dënon Ngadhënjimtari, i Plotfuqishmi. -

Për Faraonin dhe familjen e tij erdhën shumë paralajmërime dhe shenja. Allahu i Madhëruar dërgoi tek ata Musain (a.s.), të cilit i foli drejtpërdrejt dhe i dha mrekulli të shumta, që të shërbenin si prova për Faraonin dhe rrethin e tij. Ai u çoi fakte të pamohueshme, që i dëshmuan veç ata. Megjithatë, ata përsëri mohuan, prandaj Allahu i ndëshkoi, ashtu siç ndëshkon Ngadhënjimtari i Plotfuqishëm: Ai i mbyti në det Faraonin me gjithë ushtrinë e tij. Qëllimi i kujtimit të gjithë këtyre historive të profetëve me popujt e tyre mohues, është paralajmërimi për njerëzit që mohojnë Muhamedin (a.s.) dhe nuk pasojnë rrugën e tij. Prandaj i Lartësuari thotë më pas:
Shko te videoja e plotë e sures