Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kamer — Ajet 43 (Shqip) — Video

El-Kamer • Ajet 43 nga 55 • Shqip


أَكُفَّارُكُمْ خَيْرٌ مِنْ أُولَٰئِكُمْ أَمْ لَكُمْ بَرَاءَةٌ فِي الزُّبُرِ 43
Përkthim:
A mos vallë mohuesit tuaj (Mekkasit) janë më të mirë se ata (që u përmendën), apo ju keni ndonjë dekret në librat e shpallur? El-Kamer 54:43
Tefsiri:

Vallë, jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën... -

A mos janë më të mirë këta që mohojnë udhëzimin e më të mirit të profetëve të Zotit, Muhamedit (a.s.), sesa ata popuj të shkuar që mohuan profetët e tyre?! Zoti na i tregoi në Kur'an shkatërrimin e të gjithë atyre që refuzuan profetët dhe shpalljet e Tij? Nëse janë më të mirë se mohuesit e mëparshëm dhe nëse janë të sigurt nga ndëshkimi, atëherë le të rinë të qetë, me mendimin se nuk do t’i prekë e njëjta gjë. Por, sigurisht, çështja nuk qëndron kështu. Një gjë është e sigurt: edhe nëse mund të mos jenë në gjendje më të keqe se ata, në gjendje më të mirë kurrsesi nuk janë.

...apo keni ndonjë premtim shpëtimi në librat e qiellit? -

A mos kanë ndonjë premtim nga Allahu, të shpallur në librat e profetëve, që i garanton se janë të shpëtuar nga ndëshkimi i Tij? Kjo, sigurisht, nuk është e vërtetë, madje është e pamundur, qoftë në aspektin logjik, qoftë duke u bazuar në tekstet e shpalljeve të Zotit. E si mundet që, keqbërësve të shfrenuar t’u jepet siguri nga shpalljet e Zotit, të mbushura me drejtësi dhe urtësi? Kjo nuk ka asnjë lidhje me urtësinë e Zotit. Aq më pak, kur bëhet fjalë për refuzimin e më të mirit, më të zgjedhurit e më të dalluarit të profetëve. Atëherë, nëse nuk keni ndonjë premtim nga Zoti, a mos ndjeni siguri në forcat tuaja? Allahu i Madhëruar thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kamer • Ajet 42 E ardhshme El-Kamer • Ajet 44