Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kamer — Ajet 52 (Shqip) — Video

El-Kamer • Ajet 52 nga 55 • Shqip


وَكُلُّ شَيْءٍ فَعَلُوهُ فِي الزُّبُرِ 52
Përkthim:
E, çkado që punojnë, ato janë në librat (e veprave të njerëzve) El-Kamer 54:52
Tefsiri:

Çdo gjë që bënë ata gjendet e shënuar. Çdo vepër, qoftë e vogël a e madhe, është e shënuar në rreshta. -

Çdo gjë që ata kanë vepruar është e shkruar në rreshta, në librin e përcaktimit të Zotit. Çështja e caktimit të Zotit përmblidhet në këtë mënyrë: Allahu është i Gjithëditur. Ai di gjithçka që ndodh e që do të ndodhë. Çdo gjë që Allahu e kishte në diturinë e Tij të plotë e shkroi në Leuhi Mahfudh. Çdo gjë që Ai e dëshiroi të ishte, është, dhe atë që Ai nuk e dëshiroi të ishte, nuk është. Çfarë i ndodh njeriut, kurrë nuk mund të mos i ndodhte, dhe ajo që nuk i ndodh, kurrë nuk do të mund t’i ndodhte.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kamer • Ajet 51 E ardhshme El-Kamer • Ajet 53