Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Rahman — Ajet 1 (Shqip) — Video

Er-Rahman • Ajet 1 nga 78 • Shqip


الرَّحْمَٰنُ 1
Përkthim:
Bamirësi i Gjithmbarshëm, Er-Rahman 55:1
Tefsiri:

I Gjithëmëshirshmi! -

Allahu i Madhëruar e ka çelur këtë sure me emrin e Tij El Rahman - i Gjithëmëshirshmi. Ky emër është tregues i mëshirës së gjerë, përkujdesjes gjithëpërfshirëse, bamirësisë së pamatë dhe mirësive të Tij të shumta. Më pas, Allahu i Madhëruar përmend konkretisht disa mirësi që vijnë prej mëshirës së Tij. Ato janë mirësi të kësaj dynjaje dhe mirësi të aspektit fetar. Pas përmendjes së çdo mirësie të Tij, ai i nxit njerëzit dhe xhindët që të shprehin mirënjohjen e tyre, duke thënë: “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!”
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kamer • Ajet 55 E ardhshme Er-Rahman • Ajet 2