Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Rahman — Ajet 23 (Shqip) — Video

Er-Rahman • Ajet 23 nga 78 • Shqip


فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ 23
Përkthim:
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?! Er-Rahman 55:23
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Er-Rahman 55:19
Ai i lejoi dy dete që të takohen, Mes të cilëve është një pengesë, që nuk e kapërcejnë. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e korale. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! -

Qëllimi këtu është për ujin e ëmbël dhe ujin e kripur. Ata takohen me njëri-tjetrin kur ujërat e ëmbla hidhen në ujërat e kripura. Me këtë kontakt të vazhdueshëm, ata do të përziheshin me njëri-tjetrin, por Allahu i Lartësuar ka bërë pengesë mes tyre, që asnjëri të mos përzihet me tjetrin, dhe kështu të mos cenohet dobia e secilit. Secili qëndron në gjendjen e vet, që krijesat të përfitojnë prej tyre. Uji i ëmbël përdoret për të pirë nga njerëzit dhe kafshët, ashtu siç shërben për të vaditur bimët. Ndërsa nga i kripuri pastrohet ajri dhe nxirren lloje ushqimi, si peshq etj. Gjithashtu, ai është i përshtatshëm për qëndrimin dhe lëvizjen e anijeve e mjeteve të ndryshme të transportit, siç thotë i Lartësuari në vijim:
Shko te videoja e plotë e sures