Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Rahman — Ajet 36 (Shqip) — Video

Er-Rahman • Ajet 36 nga 78 • Shqip


فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ 36
Përkthim:
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?! Er-Rahman 55:36
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Er-Rahman 55:35

Mbi ju të dy

(njerëz e xhinde)do të dërgohet flakë zjarri dhe tym përvëlues, e nuk do të keni mundësi të mbroheni. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! -

I Plotfuqishmi i paralajmëron njerëzit e xhindët për dy forma të ndëshkimit: “shuadhun min-nari” - “flakë të pastra zjarri” dhe “nuhasun” - “tym i përzier me zjarr”, pra, një tym i nxehtë e përvëlues. (Nuk është çudi që “nuhasun” të vijë edhe me kuptimin “plumb i shkrirë”.) Këto dy lloje ndëshkimi ju kërcënojnë, o njerëz e xhindë! Zjarri dhe tymi do t’ju rrethojnë dhe nuk do të gjeni ndihmë e shpëtim nga askush, veç Zotit. Edhe kërcënimet e Allahut ndaj robërve janë mirësi e madhe e Tij, sepse nëpërmjet tyre Ai i udhëzon dhe kthen ata në rrugën e drejtë. Prandaj i Lartësuari thotë përsëri, për të nxitur mirënjohjen e tyre: “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
Shko te videoja e plotë e sures