E, për ata që i druajnë paraqitjes para Zotit të vet, do të kenë dy xhennete, Er-Rahman 55:46 ⧉
Tefsiri:
Për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet, janë përgatitur dy xhenete. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? - Për atë që ka frikë qëndrimin para Zotit Ditën e Llogarisë, prandaj iu largohet harameve dhe zbaton urdhëresat e Tij, janë përgatitur dy xhenete, me enë, stoli, ndërtesa e gjithçka prej floriri. Njëri nga xhenetet është përgatitur si shpërblim për largimin nga haramet, ndërsa xheneti tjetër si shpërblim për zbatimin e detyrimeve në bindje ndaj Zotit. I Lartësuari i përshkruan kështu këto dy xhenete: