Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Rahman — Ajet 5 (Shqip) — Video

Er-Rahman • Ajet 5 nga 78 • Shqip


الشَّمْسُ وَالْقَمَرُ بِحُسْبَانٍ 5
Përkthim:
Dielli dhe Hëna (lëvizin) sipas llogarisë (rrugës) së caktuar, Er-Rahman 55:5
Tefsiri:

Dielli dhe Hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë. -

Allahu i Madhëruar e krijoi Diellin dhe Hënën dhe i vendosi të lëvizin sipas një rregulli të përcaktuar e të pandryshuar. Këtë e bëri si mëshirë për robërit e Tij dhe si përkujdesje ndaj tyre. Allahu i Madhëruar i vendosi ato në qiell, që nëpërmjet tyre, krijesat të arrijnë shumë dobi, për shembull, të llogarisin vitet, të përcaktojnë kohën dhe afatet në marrëdhëniet mes tyre etj.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Rahman • Ajet 4 E ardhshme Er-Rahman • Ajet 6