Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Rahman — Ajet 54 (Shqip) — Video

Er-Rahman • Ajet 54 nga 78 • Shqip


مُتَّكِئِينَ عَلَىٰ فُرُشٍ بَطَائِنُهَا مِنْ إِسْتَبْرَقٍ ۚ وَجَنَى الْجَنَّتَيْنِ دَانٍ 54
Përkthim:
(ata do të jenë) të mbështetur në shtrojet, astari i të cilave është prej mëndafshi të trashë, e frytet e dy xhenneteve do të jenë të afërta (për t’i kapë me dorë), Er-Rahman 55:54
Tefsiri:

Ata do të jenë të mbështetur në shtroje, mbulesat e brendshme të të cilave janë prej mëndafshi të stolisur... –

Ky është përshkrimi i shtretërve dhe i vendpushimit të banorëve të Xhenetit. Mënyra e qëndrimit të tyre mbi to tregon qetësinë, prehjen dhe kënaqësinë e tyre të madhe, ashtu si mbretërit në shtretërit e tyre. Bukurinë dhe hijeshinë e shtrojeve të tyre e di veçse Allahu i Madhëruar. Madje, pjesa e poshtme, që zakonisht vendoset në tokë, është prej mëndafshit më të mirë. Atëherë, si do të jetë, vallë, pjesa e sipërme, që prek lëkurën dhe trupin e tyre?!

...dhe frytet e pemëve të të dy xheneteve janë shumë pranë. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! -

Frutat e pemëve në këto xhenete janë shumë pranë për t’u marrë. Ato mund t’i marrë kollaj ai që është në këmbë, ai që është ulur dhe ai që është i shtrirë ose i mbështetur.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Rahman • Ajet 53 E ardhshme Er-Rahman • Ajet 55