Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Rahman — Ajet 57 (Shqip) — Video

Er-Rahman • Ajet 57 nga 78 • Shqip


فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ 57
Përkthim:
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?! Er-Rahman 55:57
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Er-Rahman 55:56

Aty janë ato

(Hyri)

që i përqendrojnë shikimet e tyre... -

Vështrimet e këtyre grave janë të kufizuara vetëm te bashkëshortët e tyre, për shkak të bukurisë së burrave dhe dashurisë së fortë të grave për ta. Edhe vështrimet e burrave janë të mbërthyera te gratë e tyre, për shkak të bukurisë së grave dhe kënaqësisë së madhe të kontaktit me to.

...e të cilat nuk i ka prekur kush më parë, as njerëz, as xhinde. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! -

Këto gra të Xhenetit nuk i ka prekur askush më parë, as njeri e as xhind. Ato janë të virgjëra dhe shumë të dashuruara pas burrave të tyre. Ato janë shumë të zonja për të falur kënaqësi e dashuri, me fjalë e zëra tërheqës, me përkëdhelje e sjellje të ëmbla. Ato janë sikurse i përshkruan Zoti i tyre:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Rahman • Ajet 56 E ardhshme Er-Rahman • Ajet 58