Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Vakia — Ajet 19 (Shqip) — Video

El-Vakia • Ajet 19 nga 96 • Shqip


لَا يُصَدَّعُونَ عَنْهَا وَلَا يُنْزِفُونَ 19
Përkthim:
prej të cilit nuk do t’u dhembë koka dhe nuk do t’u humbë mendja, - El-Vakia 56:19
Tefsiri:

...Pije prej së cilës as nuk u dhemb koka, as nuk dehen;... -

Prej atyre pijeve nuk të dhemb koka dhe as të ikën mendja, sikurse ndodh me ndodh me pijet dehëse të dynjasë. Me fjalë të tjera, çdo mirësi që gjendet në Xhenet, lloji i të cilave gjendet edhe në dynja, do të jetë e pastër nga çdo mangësi që ato kanë patur në dynja, sikurse thotë i Madhëruari: “Ja përshkrimi i Xhenetit, i cili u është premtuar të devotshmëve: Në të ka lumenj me ujë gjithmonë të pastër e të freskët, lumenj me qumësht që nuk prishet, lumenj me verë të këndshme për ata që pinë dhe lumenj me mjaltë të kulluar. Ata do të kenë aty lloj-lloj frutash dhe do të jenë të falur nga Zoti i tyre. A mund të konsiderohen këta njëlloj me ata që do të rrinë përgjithmonë në Zjarr, ku etja do t’u shuhet me ujë të valë, që ua copëton zorrët?!” [Muhamed 15].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Vakia • Ajet 18 E ardhshme El-Vakia • Ajet 20